Categories Lajme

‘Mbylli dosjen e Gërdecit’, KPK shkarkon gjyqtaren Shefkie Demiraj

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve me pasurinë. Ajo është një nga gjyqtaret që vendosi për mbylljen e dosjes hetimore për “Gërdecin”.

Shefkie Demiraj u paraqit 2 ditë para KPK për t’u njohur me rezultatet e hetimit për të tre kriteret. Komisioni i Vettingut ka konstatuar se gjyqtarja nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një shtëpi tre kate + papafingo në Tiranë ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe me vlerë të deklaruar 20 milionë lekë.

Komisioni i Vettingut konstatoi gjithashtu edhe pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti gjyqtaren se si ka mundësi që Ministria e Shëndetësisë i kishte akorduar rreth 30 mijë SUD për kurimin e djalit. Gjyqtarja dha shpjegime të hollësishme dhe prapësoi çdo konstatim rëndues të trupit gjykues.

Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME