Categories Lajme

Mbyllje e dytë e përgjithshme për Greqinë?

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ne një mbledhje urgjente te kabinetit ka deklaruar se prej se premtes do te shpalle masa te reja për përballimin e valës se dyte te koronavirusit, që sipas tij është me rrezikshme dhe agresive se ajo qe filloi ne muajin mars. Pas te dhënave te 24 orëve te fundit dhe pas konsultimeve me ekspertet, Mitsotakis ka thëne se prej ditës se sotme Selaniku, Rodhopi dhe Larisa hyjnë ne zonën e kuqe me rrezikshmëri te larte te nivelit 4, pra ne atë te një karantine lokale.

Kjo nënkupton qe mbyllen perkohesisht disa prej bizneseve dhe shërbimeve publike, me përjashtim te shkollave, supermarketeve dhe dyqaneve te shitjes me pakice. Pamjet e radhëve kilometrike ne Selanik mëngjesin e se enjtes per një “rapid test” falas kane bere xhiron e mediave greke, ndërsa specialistet kujtojnë se ky qytet qe tashme hyn ne karantine ne fillim te tetorit kishte vetëm 7 raste ne dite, ndërsa orët e fundit gati 400.

Kreu i qeverise greke ka deklaruar se nesër do të shpalle një plan të ri veprimi njëmujor, pa hyre ne detaje te hollësishme. “Ne tani e dimë se cilat aktivitete ekonomike shkaktojnë një përhapje të shpejtë të virusit dhe cilat jo, kështu që ne do te hartojmë planin tonë për muajin e ardhshëm me të dhënat reale, të cilat i kemi në dispozicion”- ka thëne ai duke shtuar se qëllimi kryesor mbetet ende, shmangia e një karantine kombëtare.

Sipas te dhënave te përditshme Greqia është ne një nivel me te kënaqshëm se vendet e BE. “Por ne baze te parashikimeve dhe shifrave jemi vetëm 2 deri në 3 javë prapa asaj që vendet e tjera evropiane po përjetojnë sot, ndaj është e detyrueshme te marrim masa urgjente ,qe te shmangim presionin mbi sistemin shëndetësor qe tashme është më i madh se kurrë, për të parandaluar më të keqen dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve”– ka thëne kryeministri grek. Greqia numëron rreth 35000 raste dhe mbi 610 viktima nga covid-19 ndërsa numri i personave qe trajtohen ne spitale është me shume se 1000, prej tyre 108 ndodhen ne terapi intensive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME