Lajme

Mbytet një turist në kanionin e Langaricës në Përmet, rrezikohen turistët e tjerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë e mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet ku një turist ka humbur jetën në kanionin  e Langaricës.

Burimet nga  vendngjarja konfirmojnë se shtetasi huaj ishte turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.

Mesohet se shkak për mbytjen e tij ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.

Policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turisteve të tjerë në Langaricë.Policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet kanë shkuar në vendngjajre dhe po punojnë për shpëtimin e turistëve të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close