Categories Lajme

Mbyti komshijen se s’donte t’i jepte borxhin, 58 vjeçari: S’e kuptova si më ngeli në dorë

Krim horror në Kuçovë është zbuluar nga kamerat e sigurisë që filmuan në zonën ku ndodhi vrasja. Pamjet e sekuestruara nga grupi hetimor kanë treguar sherrin e nisur mes Fetah Marrës që tashmë është vënë në pranga dhe 63-vjeçares Fatime Suli. 58-vjeçari rezulton ta ketë mbytur me duar fqinjën e tij për një borxh që i kishte e nuk donte t’ia kthente.

Më pas e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe e ka hedhur në kanal ku e ka mbuluar me gjethe. Trupi i Sulit u zbulua një natë më parë. Autopsia zbuloi se bëhet fjalë për një vrasje.“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, kështu ka deklaruar në polici 58-vjeçari Fetah Narra. Fqinjët dhe të afërmit e Fatime Sulit në fshatin Kozare të Kuçovës deklarojnë se autori i krimit njihej si një person me probleme mendore.

“Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihesh si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen. Që të jetë dhunë seksuale s’bën vaki, dhe borxhe nuk bën vaki, nuk ka lekë, nuk ka mundësi. Viktima dhe burri i saj janë me kemp. Nuk ka qenë mirë kohët e fundit ajo, ka pas probleme po jo të kësaj natyre. Se si nuk e di, luajta nga mendtë kur e mora vesh.”-tha një i afërm i viktimës.

“E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s’ka pas kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar. Isha në vendngjarje mbrëmë, policia rrethoi zonën e krimit. Dhamë dëshmitë tona.”-tha një tjetër i afërm i viktimës. “Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje.”-thanë banorët e zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME