Lajme

Mbytja e emigrantëve në kanalin anglez/ Identifikohen 26 persona, mes tyre një 7-vjeçar

Autoritetet franceze kanë identifikuar zyrtarisht 26 nga 27 trupat e gjetur pas mbytjes masive të muajit të kaluar në Kanalin Anglez. Gjashtëmbëdhjetë kurdë nga Iraku dhe katër afganë ishin në mesin e viktimave, familjet e të cilëve janë duke u informuar për këtë gjë. Moshat e viktimave varionin, por ajo që e shtoi edhe më shumë dhimbjen ishte se mes tyre ndodhej edhe një fëmijë 7-vjeçar.

Mes tyre ishin dy miq nga i njëjti qytet që vdiqën në tragjedinë më të keqe të regjistruar të emigrantëve në Kanal. Gomonia e tyre u fundos ndërsa po përpiqeshin të kalonin nga Franca për në MB më 24 nëntor. BBC foli me familjet e Rezhwan Hassan, 18, dhe 27-vjeçaren Afrasia Mohammed, të cilët ishin të dy nga qyteti i Rania, në Rajonin Kurdistan të Irakut.

Familjet e tyre nuk kishin marrë asnjë lajm për ta që nga dita kur ndodhi fatkeqësia. Dy miqtë u kishin paguar kontrabandistëve mijëra dollarë secili, për t’i ndihmuar ata të arrinin në MB. Në fund të tetorit ata kishin shkuar me avion në Bjellorusi, që është kthyer një nga rrugët kryesore të emigracionit drejt BE. Më pas ata kishin kaluar ilegalisht kufirin e BE dhe kishin arritur në Francë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: