Categories Lajme

Me 10 emigrantë të paligjshëm në minibus, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi është kapur duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm me një minibus.

Në pranga është vendosur shtetasi I.L. banues në Shkodër, teksa është vendosur nën hetim dhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi A.L. 40 vjeç.

Sipas policisë, ata transportonin emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt Hanit të Hotit, në Mal të Zi e më pas drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 23”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit.

U kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

Procedohen penalisht edhe 10 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në Hanin e Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 23”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke transportuar me një minibus, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 10 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME