Categories Lajme

Me 106 vota, zgjidhet kreu i KQZ-së së re

Kuvendi ka miratuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të zëvendësojë KQZ-në. Mësohet se kreu i këtij Komisioni do të jetë Ilirjan Celibashi, i cili ka marrë 106 vota. Ndërkohë, me 105 vota është zgjedhur Zv.Komisioner, Lealda Pelingu.

Gjithashtu, anëtarë të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë zgjedhur me 107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim:

  • Ilirjana Nano
  • Dritan Çaka
  • Arens Çela
  • Muharrem Çakaj
  • Helga Vukaj

Kuvendi miratoi sot edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili parashikon një mori ndryshimesh sa i përket mënyrës së zgjedhjes së deputeteve si edhe ngritjen e koalicioneve.

Ndryshimet në Kodin e Ri: Renditja e listës Lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume votat parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. Ky ”pragu” me amendamentet e reja të propozuara sot nga Partia Socialiste është ulur në një maksimum prej 10 mijë votash.

Shpërndarja e mandateve Sipas formulës së PS, shpërndarja e mandatit fillon sipas renditjes së kandidatëve nga i pari tek i fundit, në bazë të listës që ka bërë kryetari i partisë. Renditja e kandidatëve ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madhe se herësi, që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara, por jo më shumë se 10 mijë vota. PSH: Nëse në Korçë herësi për një deputet të PS është 11 mijë vota dhe PS ka marrë 5 deputetë, kandidati poshtë listës fituese duhet të marrë te pakten 10 mijë e një vota për tu bërë deputet dhe të ketë më shumë vota se kandidatët e listës fituese.

Hersi ose ndryshe mesatarja e numrit të votave, që duhet për të zgjedhur një deputet në rastin e draftit të PS prej 10 mijë votash do të vleje vetëm për ato qarqe që mandati i deputetit i kalon 10 mijë votat. PSH: Nëse në Vlorë, ku herësi është 8 mijë vota dhe PS ka fituar 5 deputetë, kandidati që është poshtë listës fituese duhet të marrë 8 mijë e 1 vota preferenciale për të shkuar në listën fituese. Ky rregull nuk zbatohet vetëm nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë së përfaqësuar, duke siguruar kështu edhe kuotën gjinore.

Koalicionet Me ndryshimet e miratuara, partitë politike që duan të garojnë në 25 prill 2021, në koalicion mund ta bëjnë vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetëm. Kjo pikë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME