Lajme

Me 240 km/h, Festim Meçe që vdiq në aksidentin tragjik i apasionuar pas shpejtësisë së makinave

27-vjeçari Festim Meçe, i cili vdiq në aksidentin tragjik të regjistruar mesditën e të enjtes në aksin Rrogozhinë-Elbasan, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, duket se ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë së makinave.

Ai postonte shpesh video dhe foto në rrjetet sociale me makina ku tregonte kilometrazhin e tyre me shpejtësi të lartë. Një ditë para se ai të ndërronte jetë tragjikisht, Festim Meçe ka publikuar në rrjetin social Tik Tok një video ku tregonte duke ngarë një automjet tip “Audi” dhe kilometrazhi i saj shkon deri në 240 km/h.

“Audi pra” shkruan Meçe sipër videos.

Ditën që shkaktoi aksidentin, Meçe sapo ishte kthyer nga Italia dhe po shkonte në shtëpinë e tij në Sinaballaj të Rrogozhinës.

“Benzi” që përfundoi poshtë kamionit, ai e kishte marrë me qira në Durrës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalim i gabuar i Meçes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close