Lajme

Me 25 mijë paundë drejt Britanisë me kamionë

Policia britanike ka goditur një grup shqiptarësh, të akuzuar për trafikimin e klandestinëve. Sipas mediave britanike, grupi i goditur, sillte në mënyrë klandestine nga Shqipëria drejt Anglisë qindra persona. Ata kërkonin 25 mijë paund patriotëve shqiptar, me premtimin tokën angleze. Kryesisht, ata i fshihnin personat në furgonë dhe kamionë për t’i çuar në Angli. Mes shtatë të arrestuarve në operacionin e zhvilluar në katër pika të ndryshme në Londër mendohet se është edhe kreu i grupit.

Gjatë këtij operacioni, policia sekuestroi rreth 30 mijë paund, por besohet se përfitimet nga ky aktivitet arrijnë deri në qindra mijëra paund. Të gjithë të arrestuarit po merren në pyetje, pasi uniforat blu dyshojnë se bëhet fjalë për një rrjet më të gjerë personash të përfshirë. Komandati Richard Harrison, i cili u angazhua në këtë operacion, ka thënë për mediat se grupi i shqiptarëve kishte rrezikuar sigurinë e emigrantëve të kontravanduar si dhe sigurinë e kufirit britanik. “Ne besojmë se këto arrestime do të kenë prishur në mënyrë të konsiderueshme një rrjet të organizuar kriminal përgjegjës për të kontrabanduar qindra persona drejt Britanisë në mënyrë të kundërligjshme” tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: