Categories Lajme

Me Alibeajn apo Doktorin? Nebijaj: Emocione kur po shkoja në parlament! Nuk e shoh vetën pjesë të asnjë grupi! Berisha, gjithmonë në krye të PD

Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebijaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit  pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report Tv se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike.

Sali Berishën e cilëson si lider historik të PD ndërsa tregon se ka respekt edhe grupin parlamentar që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj. Një koment e pati edhe për festën e 32-vjetorit të themelimit të PD që i gjeti demokratët të ndarë.

“Nuk ka ndonjë demokrat që e pëlqen këtë moment kur 32-vjetori i themelimit gjen PD në 2 festa. I kam të gjithë kolegë, kam ndarë momente e të vështira me ta dhe në një opozitë kaq të gjatë e të mundimshme, një festë si 32 vjetori duhet të ishte festuar bashkë.

Nuk është me vend të shohim pas duke e parë veten të ndarë. Nuk dua ta shoh veten si pjesë të asnjë grupi, por si 0pjesë të PD. Unë do të jem në parlament si e djathtë që përfaqëson të djathtën. Jam aty për qytetarët”, tha Nebiaj në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

E pyetur se kush është kreu i PD, Nebiaj tha se do të presë vendimin e gjykatës dhe zgjodhi të mos bënte koment. Megjithatë thekson misionin e vetëm të opozitës për të sjellë më të mirën për shqiptarët.

“Berisha do jetë gjithmonë në krye të PD, ai është lider historik, pavarësisht se shohim drejt së ardhmes. Kam respet për grupin parlamentar që përfaqësohet nga Alibeaj dhe për ata që mbështesin Berishën. Jam e detyruar që t’i jap ligjit atë që meriton. Sfida e vetme e përbashkët e opozitës së madhe është të bëhet më e mira për shqiptarët. Besoj që viti që vjen do e gjejë opozitën me shumë punë të ndërtuar

Zoti Berisha është uragan energjish dhe në foltore, teksa mbante syzet e errëta që i shkonin, padyshim që të emocionon. Berisha është aty ku i takon”, tha Nebiaj.

Sa i përket betimit në parlament, Nebiaj thotë se nuk munguan emocionet ndonëse u mirëprit me puthje e përqafime nga demokratët.

“Më zunë emocionet teksa shkoja në parlament për sfidën e madhe që më pret. Në sallë u ndjeva më komode se më mirëpritën”, tha Nebiaj.

Po ashtu e cilëson shumë të vështirë vendimin për të pranuar mandatin duke qenë se kandidoi për deputete në një kohë kur PD nuk ishte e përçarë.

“Ajo që më ka bërë përshtypje ishte se siç e përjetoja unë, e përjetonte shumë kush. Me persona që kam folur edhe në rrjete sociale më kanë thënë mendoje me kujdes se situata politike nuk është njësoj si atëherë kur vendosa të marr pjesë në zgjedhje. Ishte vendim i vështirë se shoh misionin dhe dëshirën për të bërë maksimumin”, tha Nebiaj.

Nebiaj kandidoi në zgjedhjet parlamentare 2021, por nuk siguroi dot një mandat. Asaj iu hap rruga për t’u futur në Kuvend pasi Grida Duma la mandatin për t’u angazhuar në botën e televizionit. Nebiaj pati siguruar 5606 vota preferenciale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME