Categories Lajme

Me dorën mbi Kushtetutë, dalin fotot e betimit të Ramës dhe ministrave te Meta

Presidenca e Republikës ka publikuar fotot nga ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri di Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm kryeparlamentarja, Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Ashtu siç e përcakton edhe protokolli, ministrat dhe kreu i qeverisë, morën letrën e dekretit nga presidenti Ilir Meta. Ceremonia në fjalë, që u zhvillua në ambientet e Presidencës, është zhvilluar nën masat anticovid, ku të gjithë zyrtarët kanë qenë të pajisur me maskë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME