Categories Lajme

Me foton nga qielli i ‘trazuar’ , shqiptari largohet nga Ukraina: Kur mora vesh se fëmijët e mi janë në rrezik…

Bashkim Buxhovi, vëllai i historianit dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, ka arritur të largohet nga Kievi. Ai ka thënë se nuk ka dashur të largohet nga kryeqyteti ukrainas për arsye shëndetësore, por thotë se këtë e bëri pasi e ka kuptuar se dy fëmijët e tij kanë mbetur në rrugë dhe janë në rrezik.

“Nuk dojsha me u largue për shkaqe shëndetsore, por kur mora vesh që dy fëmijët e mij paskan mbetë në mes të rruges dhe se jan në rrezik, menjiher u ngrita dhe bashk me të shoqen time u lëshova në kët avanturë të cilen nuk ia kisha dëshirue askujtë në kët botë”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Miq të nderuem! Ju përshëndes me nji foto origjinale e jo fotomontazh nga Kievi të cilen e kisha titullue: “EDHE ENGJUJT BASHK ME NE”.

Tek tash mbas nji maratoni aq të mundimshëm përjekjesh për me ikë bombardimeve dhe njikohësisht tue iu bashkangjitë kolonave të mija e mija ukrainasish të cilët kan braktisë vandbanimet e tyne për me gjetë shpëtim përmes gjithfar mjetesh transporti ashtu që të mbërrijnë ma në fund deri në pjesën perëndimore të Ukraines.

Nuk dojsha me u largue për shkaqe shëndetsore, por kur mora vesh që dy fëmijët e mij paskan mbetë në mes të rruges dhe se jan në rrezik, menjiher u ngrita dhe bashk me të shoqen time u lëshova në kët avanturë të cilen nuk ia kisha dëshirue askujtë në kët botë. Ikje nga lufta, haosi dhe panika që mbretnon në at mes, qenka nji përjetim apo rrugëtim i përjetuem drejt botes së Aides (ferrit të nertokes).

Me këtë ndjenjë edhe un mes tyne u malltretova shpirtnisht dhe u këputa fizikisht, por ma në fund arrijtem deri në vendin kufitar Uzhgorod, dhe tash po pres ndonji lajm të mirë nga udhëtimi i gjatë i fëmijëve të mij që të bashkohen këtu me ne, e mandej të mendojmë se si me e kalue kufinin e bllokuem me dhetra kilometra nga banorët e Ukraines.

Pak si fshirë por do të përpiqemi mandej gjith së bashku me e vazhdue maratonin e mundimeve për shpëtim e mbijetesë. Kërkoj falje që për dy dit rresht kam qenë pa internet dhe nuk kisha mundësi me u lajmërue. Ju përshëndes dhe fati qoft me ne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME