Lajme

Me fotot e rralla, Fevziu kujton “ditën magjike” të rrëzimit të bustit të diktatorit (VIDEO)

20 shkurti i 1991 është një nga ditët më të rëndësishme të periudhës së rënies së komunizmit në Shqipëri, teksa me mijëra shqiptarë nisur për në demostrata kundër regjimit, rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë.

Ngjarjet e asaj dite, që kulmuan me hedhjen e bustit, janë kujtuar sot 30 vite më pas, nga shumë protagonistë të asaj kohe, shumica prej të cilëve kanë qenë studentë ende pa dalë nga bangat e shkollës. Njëri prej tyre është edhe gazetari i njohur Blendi Fevizu.

Moderatori i “Opinion” ka ndarë me ndjekësit në Instagram, pamjet nga sheshi i kryeqytetit, teksa qytetarët hidhin “bustin e Enverit”, ndërsa po ashtu ka postuar edhe dy foto të rralla të tij bashkë me miqtë në atë kohë. Bashkangjitur me fotot ku shfaqet Fevizu me të rinjtë e tjerë gati për të protestuar, me flamurin shqiptar në duar, ai e quan 20 shkurtin e 91′-it një “ditë magjike”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close