Categories Lajme

“Më gjeni një burrë nga Kosova, s’iki më nga këtu”/ Ç’ndodhi me romancën e Rovena Stefës që planifikonte të bënte dasmë

Këngëtarja Rovena Stefa është shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale, megjithatë rreth një vit më parë hapi zemrën duke pranuar se ishte në një lidhje.

Artistja zbuloi se kishte nisur një histori dashurie me një kosovar, por nuk e zbuloi identitetin e tij. Por gjatë një interviste së fundmi, Rovena Stefa ka refuzuar të flasë për jetën personale.

Madje ka nënkuptuar se është ndarë nga mashkulli që i rrëmbeu zemrën dhe me të cilin dëshironte të bënte një dasmë me 2000 të ftuar.

Teksa fliste për jetën e saj mes Kosovës dhe Shqipërisë, iu drejtua prezantuesve të emisionit “Libero”, duke i thënë “Më gjeni një burrë këtu dhe nuk iki më fare”, duke lënë të nënkuptohet se romanca e saj mund të ketë marrë fund.

“Për jetën personale do të flasim here tjetër. Kam gjetur një dashuri aq të madhe tek populli im në Kosovë, sigurisht edhe në Shqipëri e ndjej, por këtu ndihem si në shtëpinë time. Kur më thonë më shumë jeton në Kosovë se në Shqipëri, them për mua është njësoj, është tokë shqiptare. Ma gjeni edhe një burrë këtu, e nuk iki fare”, tha ajo.

Gjatë një interviste në janar 2021, në “RTV Dukagjin” Rovena Stefa pranoi se është në një lidhje dashurie dhe shpresonte që me mashkullin që kishte në krahë të shkonte drejt martesës pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

“Çun kosove në Shqipëri. Dashuria si të vijë thonë, si të jetë prej Kosove si të jetë prej Shqipërie. Unë tashmë jam në një lidhje dhe ai është nga Kosova,”- tha këngëtarja.

“Do vijë ai në Shqipëri apo do vish ti në Kosovë?”- e pyeti moderatorja.

“Këtu nuk është problem, e rregullojmë,”- shtoi këngëtarja.

Në një intervistë në emisionin “Rudina”, ajo tha se do bënte një dasmë me 2000 të ftuar, pasi “kishte pritur shumë vite për tu martuar”.

Lajmi i ri është që jeta vazhdon dhe është shumë e bukur. Shpresoj që për 2021 të kem edhe dicka të tillë, kam punuar në atë drejtim.

Viti na suprizoi, madje edhe dasma u shtynë. Mu shty edhe dasma ime, sepse dua të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Do më pëlqente shumë një dasmë e madhe, dua të gëzohet i madh e i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë është i ftuar. Ka pritur boll vite që të martohem,”- tha ajo.

“Je pranë hapit të madh?”– u pyet nga moderatorja e emisionit.

“Avash avash, jo tamam, ashtu disi. Kam një lidhje dhe pretendoj që të mbarojë kjo koha dhe pastaj mund të bëjmë plane më serioze për martesën, ku rtë vijë momenti do publikoj fotot. Shpresoj që të mbarojë pandemia sepse do ishte pengesë e madhe për shumë gjëra, jo më për dasmën time. Të mbarojë pastaj të bënim plane të tjera, pse jo edhe dasmë,”– përfundoi Rovena Stefa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME