Categories Lajme

‘Më goditën në kokë pasi u kërkova ujë’/ Arrestohen 4 policët grekë që torturuan shqiptarin e dënuarin

Të dënuarit shqiptarë në burgjet greke trajtohen si mos më keq. Ata diskriminohen.

Tre oficerë policie dhe shefi i tyre u dërguan në prokurori publik, pasi u akuzuan për torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor pas ankesës, e gjitha pas një ankesë që ka bërë një i dënuar shqiptar. Sipas mediave greke, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici. E gjitha me pretendimin se teksa transferohej nga nga Selaniku në Korydallos, gardianët e kanë goditur në kokë, ndërsa ai i ka kërkuar ujë. Por edhe ujin nuk ia kanë dhënë.

Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin 11 të burgosur, të cilët gjithashtu dëshmojnë se Policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ia kishin vendosur sepse kishte tendenca që të godiste kokën e tij.

Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar Policinë greke, që kanë vendosur në pranga 4 gardianët që dhunuan shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME