Categories Lajme

Më “ka kapur vjehrri”/ Nusja fut në burg të gjithë familjen (Video)

Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja sjell një histori nga fshati Domë në Kavajë. Ai ishte në familjen e Nazif e Lule Kolës. Dy prindër që kanë sjellë në jetë pesë fëmijë tre djem dhe dy vajza

Vajzat janë të martuara, ndërsa dy nga tre djemtë janë në burgun e Zaharisë. Si pasojë e konfliktit që njëri nga dy djemtë ka pasur me gruan. Por ky konflikt është thelluar pasi bashkëshorti i Norës, nusja e shtëpisë përfundoi në burg si pasojë e denoncimit të bërë nga Elenonora. Djali i tretë për të shmangur konfliktin iku në Itali. La prindërit, për t’u shpëtuar denoncimeve të kunatës. “Mua s’ma merrte mendja, 13 vjet” thotë Nazif Kola që tregon si nisi e gjithë historia. “Ajo tha dua shtëpitë, dua tokat. Dua të iki në Tironë. Ky ka qenë sherri jonë. Jam dhunuar nga nusja, me quan budalla” thotë ai.

Lule Kola 61 vjeçe tregon arsyet e burgosjes së saj dhe bashkëshortit. “Djali filloi sherrin. Tha unë nuk hap çezme, do marr ujë të ju. Ky i tha sot të jap unë. Nëse vëllai s’të jep. Djali tha unë iu fus në burg t’iu marr shpi e tokë. Tentoi të vriste babanë… I thashë nuses sherri nisi prej teje. E shuam” rrëfen ajo. Një ditë pas sherrit, Eleonora denoncoi vjehrrin dhe vjehrrën për dhunë. “Ma morën plakun, fut e bjer gjithë rrugës. Ka denoncuar nusja që më “ka kapur vjehrri”. Qëndroi 4 muaj e 2 javë. Ajo ka paguar para për të na futur në burg” thotë e moshuara.

Gjatë kësaj kohe 61-vjeçarja tregon se burgosjen e burrit e mori vesh dy ditë para se të lirohej nga qelia. “Erdha e gjeta dyllë të verdhë. Tha, një herë në 24 orë kam hëngër bukë”. E kur gjithçka dukej se mori fund, një denoncim vjen edhe për Lulen. “8 muaj burg. Atë ditë që do hyja në burg, po qaj se s’kam vrarë njeri. Ju me fusni në burg. Kam qëndruar 48 orë. Me arrest shtëpie 48 orë” tregon ajo.

Një tjetër pjesëtar i familjes që është në burg është edhe Blerindi. “Erdhi policia të nesërmen më mori djalin, çfarë ka bërë ky?” Por nuk mbaron me kaq. Eleonora denoncon edhe djalin tjetër të familjes, Musatafain. “Ky ka bërë dhunë në makinë. E rrahën çunin. E kanë torturuar” thotë e ëma. Kontaktet me djemtë që ndodhen në burgun e Zaharisë i kanë humbur. “Nuk kemi kontakt”. Por pse ka ndodhur ky konflikt? Nazifi është pronar i disa dynymëve tokë dhe pikërisht këtu nisi konflikti.

“Më erdhi djali pa rënë në burg e më tha. Ma më takon mua shtëpia. Të takon dhoma jote unë s’të nxjerr jashtë. Po ti s’do as nënë as babë. E di ca më tha djali në gjyq. Të më piqet baba në furrë…. E pyeti avokatja: kë do më shumë nonën apo grunë. Grunë tha: ajo do ta bëjë varrin ty. Avokatja i tha: nëna është nënë. E ke gru se ke gru. Nëna të ka dhënë gji. Blerindi i ra derës. Unë prandaj e bëra këtë tha nusja t’u çojë ju. O çun kemi ra në bela. Më mirë të marr një dhomë me dërrasë sesa të rri këtu” shprehen të moshuarit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME