Një grabitje ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se është grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori, në qytetin e gurtë.
Nga të dhënat e para, gazetarja Brikena Metaj bën të ditur për “BalkanWeb” se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin që kanë kryer g rabitjen.
Siç raporton gazetarja Metaj për “BalkanWeb”, tek argjendaria kanë shkuar dy persona me një makinë “Golf”, ngjyrë e bardhë, ku njëri ishte shofer dhe tjetri mbante një a rmë tip automatik, me të cilën ka kërcënuar shitësin.
Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura, pasi autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve dhe mjetit, me të cilën kryen grabitjen.