Categories Lajme

“Me këtë taksi në Tiranë s’mund të udhëtosh nëse nuk ke dëgjuar një këngë të Elvis Presleyt”

Kjo është padyshim taksia më e veçantë që mund të keni udhëtuar ndonjëherë në kryeqytet.

Me Arjanin që është i apasionuar pas këngëve të Elvis Presley.

“Unë e kam emrin Arjan Kumria, po që të gjithë më thërrasin Elvis. Vetëm nga taksia, nga mënyra se si e kam arreduar taksinë. Edhe e dinë që jam fans i çmendur dhe gjithmonë më pyesin hë cfarë ke bërë ndonjë gjë të re, ke vënë ndonjë disk të bukur?- thotë Arjan Kumria.

Për më shumë së 3 vjet në rrugët e Tiranës taksisti juaj mund të jetë Elvis Presley shqiptar, me një arredim krejt ndryshe nga taksitë e tjera, të kthyer siç thotë 53 vjeçari, në një fun club. Lëvizja me pasatin e tij artistik nuk do të jetë, ua siguroj, aspak e mërzitshme.

“Kjo taksi ka gati 3 vjet që është ideuar , më ka ardhur krejt natyrshëm sepse ndërkohë mbanim reklamat e firmave të ndryshme që i reklamonim nëpër taksi. Dhe thashë pse mos të vendos Elvisin? Sepse Elvis Presley-n e kam pasur prej vitesh kudo, fotot e tij kanë qenë në të gjithë shtëpinë time, nëpër bufe, krevat, tavolinë. Në makina kaseta, disqe bluze orë, relika të ndryshme të Elvis Presley. Më ka sjell fat, edhe në punë. Dal në punë duke kënduar, dhe këndoj duke punuar me taksinë e Elvis Presley”- shprehet Kumria.

Megjithatë, jo kushdo mund të jetë pasagjeri i Arjanit. Nuk mund të hipësh në taksinë e tij po të mos kesh dëgjuar të paktën një këngë të Elvis Presley-t.

“Klientët janë dëgjues të Elvis Presley, vijnë apostafat për të dëgjuar këngët e tij. Sa kushton të udhëtosh me një taksi dedikuar Elvis Preslyt?
Çmimet i kam njësoj si të tregut. Nuk është se përfshij atë pjesën shtesë, muzikën dmth. Pastaj ka njerëz që më kanë lënë dhe bakshishe. Sa bën? 3 mijë, urdhëro 5 i ke nga Elvisi. Ben 10 urdhëro 20 i ke nga Elvisi. Më kanë lënë dhe 50 euro dhe 100 euro. Kryesisht të huaj kanë qenë që mi kanë lënë për kënaqësi”- përfundon taksisti./t.ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME