Categories Lajme

Me lot në sy, Arjan Konomi rrëfen pengun që i ka mbetur për Hueyda El Saied

Vdekja e papritur e Hueyda El Saied në moshë fare të re tronditi fort publikun që e deshi shumë vajzën lozonjare të ekranit. Miku i saj i afërt, analisti Arjan Konomi, gjatë një interviste në emisionin “Rudina” rrëfen se vajza multidimensionale kishte kohë që i ishte nënshtruar kurimit në luftën ndaj sëmundjes me armën e saj më të fortë: buzëqeshjen. Ndarja e saj nga jeta, përveçse një boshllëk, ka lënë një peng te Arjani.

Arjan Konomi: Hueyda shkoi një vit e gjysmë duke bërë kura, që nga kimiot që i ka bërë para një viti e u duk sikur u bë mirë. Rifilloi përsëri…Me mua dhe me një mikeshën tjetër të saj fliste, edhe neve nuk na tregonte si ishte gjendja e saj shëndetësore.

Gjithmonë kishte optimizëm, merrte pjesë në biseda, qeshte se në fund të fundit harrojmë ndonjëherë dhe hidhemi te problemi jonë. E pyesja për gjërat e mia, i tregoja për gjërat e mia, por për veten e saj thoshte jam mirë shkoj bëj kimio, e tregonte me aq pozitivitet, nuk di çfarë fjale të gjej…nuk donte të transmetonte as pikëllim, as të të bënte të ndiheshe keq.

Këto dy muajt e fundit këmbëngula që të shkoja. Më mbeti peng që nuk shkova. Nuk donte që t’i shkoja, më thoshte “jam në spital nuk lejohet prej koronës, lejohet vetëm bashkëshorti vetëm gjysmë ore në ditë”. Pastaj doli nga spitali një periudhë kohe, i thashë” do vij do rri disa orë”. Nuk donte që unë ta shikoja si ishte gjendja e saj tamam, megjithëse unë e kisha kuptuar dhe e kisha dyshuar, por vazhdoja bëja atë lojë për mos t’i dhënë të kuptonte.

Rudina Magjistari: Por si ndodhi? Arjan Konomi: Tumor në gji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME