
Xhevdet Plaku, 33-vjeçari shqiptar që drejtonte një organizatë të fuqishme kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, përdorte deri në 25 emra të ndryshëm për t’iu shmangur kontrolleve gjatë udhëtimeve që bënte për të garntuar importin e drogës.
Gjetja e tij ishte interesante po ashtu: ngarkesave të tij me kokainë u vendoste emra markash të famshme luksi, si “Hermes” nga më e pastra dhe pastra shkallë-shkallë, “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.
“Nuk është “Hermes”, por është e mirë,” thoshte një nga trafikantët e grupit të tij në reklamën që i bënte kokainës.
Po ashtu, fuqia e këtij grupi u provua në thënien e njerit prej trafikantëve: “Me më pak se 10 kg, ne nuk lëvizim!’.
Anëtarë të tjerë të grupit të tij që vepron edhe në Itali janë arrestuar së fundmi, 56 persona, në kuadrin e operacioneve antidrogë të Policisë italianë nndaj grupeve kriminale shqiptare me shtrirje nga Amerika Latine, në Holandë, në Gjermani dhe përfundonte në Itali.