Categories Lajme

Me melodinë e tingujve të violinës nën ritmet e muzikës çame nisi “Kostumet dhe Tradita” Teuta Ramaj si kandidate për deputete e PS

Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë në Vlorë  në një takim me komunitetin çam ku u prezantua vajza e tyre Teuta Ramaj si kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Krenari që Partia Socialiste ka një kandidaturë të tillë  besimplotë se me votat e këtij komuniteti në 25 Prill, Teuta do të marrë mandatin e deputetes

Me melodinë e tingujve të violinës nën ritmet e muzikës çame nisi “Kostumet dhe Tradita”. Patriotët e vegjël me xhamadanë dhe xhubleta në supe, hodhën krenar vallen e bukur pogonishte.

“Sfidat tona, kanë sa natyrë patriotike aq edhe natyrë qytetare. Unë mendoj se këto janë dy aspekte që lidhen ngushtë me çështjen tonë sepse, nëse shtëpia jonë Çamëria është atje matanë kufirit, familja jonë, familja çame jeton këtu dhe ne duhet të përmbushim detyrën tonë qytetare ndaj saj.

Prandaj në çdo rast na duhet vëmendje politike dhe institucionale. Kjo vëmendje arrihet me përfaqësimin tonë në Parlament, së pari si çam dhe së dyti si vlonjat”, u shpreh Teuta në fjalën e saj. Teuta Ramaj .VOTO 12 PS. Vlora nuk ndalet . Shqipëria e ardhmja jonë. Voto nr 9 Teuta Ramaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME