Categories Lajme

Me mision Wembley, “tre luanët” zbresin në fushë

Nuk luhet më për një biletë për në finalen e Botërorit, por Angli-Kroaci është pa diskutim një nga përballjet më spektakolarë që mund të ofrojë faza e grupeve. Që nga 2018 mund të kenë ndryshuar shumë gjëra por sërish “tre luanët” zbresin në fushë si favoritë. Ekipi i Southgate ka në përbërje disa nga lojtarët më të mirë në qarkullim, një ekip i mbush me yje, në “Euro2020” objektivi i vetëm në tavolinë është finalja e madhe e Wembley, çdo përfundim tjetër mund të konsiderohet pa frikë një dështim.

Gareth Southgate e ke ende të freskët atë eliminim në gjysmëfinale, kur bëhet fjalë për Kroacinë, trajneri i britanike ka vetëm fjalë të ëmbla për rivalët por kjo është një sfidë ku në fushë zbresin të vetëdijshëm se mund të fitojnë: Ata janë një ekip me përvojë, me lojtarë të jashtëzakonshëm, mentalitet të shkëlqyeshëm, frymë të pabesueshme dhe të adaptueshëm nga ana taktike. Për ne është një sfidë e madhe, por jemi të vetëdijshëm se mund ti mposhtim”, theksoi Southgate.

Kroacia ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dy viteve më parë, lojtarët me peshë, mosha dhe forma e tyre këtë periudhë bën që trajneri Zlatko Dalic të mos shoh më larg se faza e grupeve: Anglia është një nga favoritet e Euro2020. Ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm, shumë lojtarë cilësorë, veçanërisht në sulm. Ne do të duhet t’i ndalojmë ata dhe nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht në Wembley. Qëllimi ynë i parë dhe kryesor është të kalojmë në fazën e grupeve, u shpreh trajneri i Kroacisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME