Categories Lajme

“Më morri jetën e djalit dhe ma la në mes të rrugës, të më thotë kush është dhe do ia fal”

Një 35-vjeçar u gjet i v dekur mbrëmjen e 23 Shtatorit në mbikalimin e Patokut në anë të rrugës në Laç. Viktima ishte Pjerin Përlleshi, i cili fillimisht u raportua nga policia se kishte humbur jetën si pasojë e atakut kardiak. Por më vonë u mësua se 35-vjeçari kishte dëmtime në trup dhe ishte përplasur nga një makinë. Drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendngjarja dhe ende sot nuk dihet kush është. Prindërit e 35-vjeçarit kanë folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus dhe kërkojnë që shoferi të gjendet dhe të marrë dënimin sipas ligjit. I ati i viktimës, z.Gjovalin Përlleshi, thotë se kërkon vetëm të dijë kush është personi që i përplasi djalin me makinë dhe ai do t’ia falë.

“Të më thonë jam unë autori që e kam vrarë djalin tënd dhe çdo gjë do t’ia fal, s’ka asnjë lloj gjëje, asnjë lloj dënimi. Veç ta di autorin e personit. Ai mirë nuk ka bërë që ka ikur dhe ma ka lënë djalin si qen në rrugë të madhe, por që po të ishte ndalur dhe të ma kishte shoqëruar në spital, 1 milion vjet ai s’më ka gjë borxh, do e kisha falur dhe do e kisha pjesëtar të familjes time. Pavarësisht që ma ka vrarë djalin, por të ishte ndalur dhe do kishte dalë burrë i mirë shumë, do e kisha pjesëtar të familjes time dhe do i kisha je i falur për sa të jesh gjallë”, thotë babai Gjovalin Përlleshi. Spartak Koka: Por sot ju kërkoni që të zbulohet dhe të zbardhet kush është ai. Gjovalin Përlleshi: Veç mos të humbasi gjaku i djalit tim, ta di. Ai ka lënë gruan, dy kalamajtë, plus nënë, babain, vëllezërit që kërkojnë me çdolloj insistimi se kush është se nuk i kanë gjë kujt borxh.

Spartak Koka: Ndonjë konflikt nuk ka pasur? Gjovalin Përlleshi: Jo jo. Edhe ai që i ka rënë, i ka rënë pa dashje. Nuk di që t’i kem gjë kujt borxh, as u kam, as më kanë. Tone Përlleshi (nëna): Aksidenti i ndodh kujtdo. Problemi është që për mendimin tim ai duhet të ishte treguar njerëzor. Duhet të kishte treguar. Ndoshta djali im ka qenë dhe duke kaluar rrugën. Ai duhet të ishte ndalur dhe të kishte thënë kështu ndodhi. I rashë pa dashje ose edhe ai pati pak faj. Sido të jetë puna, ai ka detyrim njerëzor dhe moral. Unë jam nënë, por me më pas ndodh mua një gjë e tillë, edhe ta dija se do më kishin vrarë, unë do kisha ndaluar, sepse kam zemër, kam shpirt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME