Lajme

Me njerëzit, për njerëzit! Në 25 Prill Fiton Shqipëria, Fiton Vlora!

Kordinatori dhe kandidati për deputet Bujar Leskaj është  takuar  me banorët e lagjeve “Hajro Çakërri”, “Çentrale”, “Pavarësia” dhe “Uji i Ftohtë”, i shoqëruar nga kandidati për deputet, z. Atird Hoxha, Z Nexhmije Xhuveli etj, Leskaj dëgjoj dhe foli për hallet, problemet dhe shqetësimet e tyre.

Lagje kaq pranë Vlorës, por që vuajnë nga mungesa e investimeve, infrastruktura jofunksionale, papunësia, varfëria dhe braktisja e rinisë. E megjithë këto probleme në çdo takim, në çdo shtrëngim dore, në çdo vështrim, në çdo fjalë pashë dëshirën, shpresën dhe besimin për Ndryshim.

Janë qytetarë, të cilët refuzojnë të vazhdojnë të jetojnë nën të Keqen! Janë qytetarë, të cilët me votën e tyre do të sfidojnë këtë SEKT kaq të dëshpëruar për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, sepse dëshpërimi ekonomik 8 vjeçar i shqiptarëve është shumë më i madh. Janë qytetarë që me votën e tyre në 25 prill do të ndërtojnë një shoqëri të drejtë, me mundësi dhe me meritokraci në Shqipëri! Qytetarë, të cilët tashmë janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është Ndryshimi.  Ndryshimi fillon me Partinë Demokratike, me kryetarin Basha si kryeministër më 25 prill.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: