Categories Lajme

Me numra apo emra? Kolegji Zgjedhor merr sot vendimin

Kolegji Zgjedhor Zgjedhësor po shqyrton kërkesën e PD-së për të rrëzuar vendimin e KAS-it, në mënyrë që fleta e votimit në zgjedhje të jetë me emra sikur e vendosi KQZ dhe jo me numra, sikur e kërkon PS-ja. “Njerëzit identifikohen me emra dhe mbiemra, jo me numra” tha Ivi Kaso.

Kërkesës së PD-së në Kolegjin Zgjedhor për formatin me emra dhe jo me numra, iu bashkua edhe LSI-ja, e cila u pranua nga trupa e institucionit. Trupa përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka.

E gjejmë të drejtë dhe me vend kërkesën e LSI-së në këtë proces, pasi janë subjekt i regjistruar për këto zgjedhje, pasi fleta e votimit ndikon direkt. Vlerësojmë që kërkesa duhet të pranohet” tha Ivi Kaso, përfaqësues i PD-së.

Gjithashtu PD-ja kërkon që fleta e votimit me emra të jetë vertikale dhe jo horizontale sikur e miratoi KQZ. “Formati portret (vertikal) është më i përshtatshëm. I identifikon më mirë partitë dhe kandidatët. Ky model u mbështet nga qytetarët në 79% në sondazhin online të KQZ” tha më tej Kaso.

Shqetësimi i tretë i PD-së ishte logoja e Bindjes Demokratike, që sipas selisë blu shkakton konfuzion te fleta e votimit për shkak të ngjashmërisë. Logoja e re që solli BD, sipas PD sërish shkakton konfuzion, pasi “vizualisht është ende e tillë”.

Logoja e Bindjes demokratike është e ngjashme me të Partisë Demokratike. Kërkojmë zbatimin e Kodit. Logoja ndryshohet nga partia më e re në regjistrin historik. Shkakton konfuzion, sepse ne e testuam me një sërë njerëzish” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME