Categories Lajme

Më pak banorë më shume krimè, Gjirokastra me kriminàlitet më të lartë, Dibra më të ulët

Nuk është dëgjuar për krime të bujshme por qarku sipas statistikave ka kriminalitetin më të lartë  ne vend për 100 mijë banorë rezulton të jetë Gjirokastra, ndërsa ai që ka kriminalitetin me të ulet është qarku i Dibrës. Sipas statistikave të prokurorisë së Përgjithshme numri më i lartë i krimeve  për vitin 2020  është kryer nga meshkuj të papunë.

Gjirokastra i cili ka numrin më të ulet të banorëve për qark rezulton se ka koeficientin  më të lartë të kriminalitetit për 100.000 mijë banorë  për vitin 2020,  ndërsa rrethi që e ka më të vogël këtë koeficient është Dibra. Ky është konkluzioni që del nga  raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin që lamë pas,  i cili ka analizuar koeficientin e kriminalitetit në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Kështu nga satistikat rezulton se qarku i Beratit e ka koeficientin  663.  Dibra e cila përfshin edhe Matin 605.  Durrësi, i cili përfshin edhe Krujën e ka koeficientin 1207. Elbasani  793, qarku i Fierit që përfshin edhe Lushnjen e ka 747. Qarku i Gjirokastrës që përfshin edhe Përmetin  e ka koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë  1578. Qarku i Korçës që përfshin edhe Pogradecin  890.  Kukësi që përfshin edhe Tropojën  825.

Lezha që përfshin edhe Kurbinin, 1117. Shkodra  823. Tirana që përfshin edhe Kavajën 1030, ndërsa  Vlora që përfshin edhe Sarandën e ka  koeficientin e kriminalitetit për 100.000 banorë 1479. Pra nga këto të dhëna rezulton se qarku që e ka koeficientin e kriminalitetit më të ulët është qarku i Dibrës 605 dhe më të lartin e mban qarku i Gjirokastrës  1578.

Sipas të dhënave numrin më të lartë të veprave të konsumuara përgjatë 2020 është ajo vjedhjes së pasurisë, e cila përben 37% të krimeve të kryera përgjatë vitit në kaluar. Ndërkohë sa i përket gjinisë së të akuzuarve rezulton se 97.86 %  të janë kryer nga meshkuj dhe 2.14% janë femra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME