Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku një grua 72 vjeçe dhe djali i saj janë nxjerrë të pajetë nga një makinë që ra në det.
Ngjarja ka ndodhur në Neoi Epivates, Selanik, ndërsa mediat raportojne se dy trupat ishin të lidhur me njëri-tjetrin, por edhe me pranga në timonin e makinës.
Përveç kësaj, ata duket se kanë ngarkuar në pjesën e pasme të makinës me thasë të mbushur me rërë.
Siç shkruan thestival.gr , pas tragjedisë së ndodhur sot, qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai 50-vjeçar dhe djali i gruas i kishin dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë duke mos duruar dhimbjen.
Sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 14:00 në Neos Epivates. Sipas dëshmitarëve okularë, makina teksa po lëvizte në rrugën bregdetare, ka ndaluar për pak kohë dhe më pas drejtuesi i mjetit ka shtypur gazin dhe e ka hedhur në det.
Efektivët e Rojës Bregdetare, EMAK, Policisë dhe Zjarrfikësve, të mbërritur në vendngjarje, kanë nisur një aksion për lirimin e personave dhe nxjerrjen e makinës nga fundi i detit.