fbpx
Lajme

Me shpejtësi 154-169 km/h, ndërshkohen tetë shoferë në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve për shkelje të rregullave të qarkullimit ka ndërshkuar 8 drejtues mjetesh me heqje të patentës. Aksioni i policisë është shtrirë  i gjatë natës në aksin e Saukut, ku janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h.

Njoftimi i plotë i policisë: Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore Vijon të ndodhë 👮♂🚔🛣në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore Edhe pse rruga monitorohet me radar 📸 e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor. Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni 🛫të arrini aksidentin 🚑apo të dorëzoni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patentës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj🏠 të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja🏡, ajo ka nevojë për ju.

#Mos🛫porqarkullome kujdesne🛣 #MosPerdor🚙NenEfektine🥃 #RespektoKufizimeteShpejtesise📸

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button