Lajme

Me shpejtësi 181 km/h drejt bregdetit, pezullohen 45 leje drejtimi dhe vendosen 645 gjoba

Në të gjitha rrugët e vendit e veçanërisht në ato në drejtim të zonave bregdetare, vijon fluksi i lartë i automjeteve.

Policia Rrugore ka shtuar masat dhe në të gjitha rrugët e vendit janë duke patrulluar, me qëllim monitorimin e qarkullimit, 11 makina inteligjente dhe 16 radarë automatikë.

Njëkohësisht, në disa segmente të cilësuara njolla të zeza janë vënë në përdorim edhe dronët, për të parandaluar dhe ndëshkuar parakalimet e gabuara që shpesh janë kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

“Përgjatë paradites së sotme, nga Morina në Sarandë, janë konstatuar shkelje në drejtim të tejkalimit të normave të shpejtësisë që varionin nga 171 km/h deri në 181 km/h, kryesisht në autostradat “Tiranë – Elbasan”, “Tiranë – Durrës”, “Fier – Vlorë” etj. Janë konstatuar parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje e rripit të sigurimit apo e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë pezulluar 45 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe janë vendosur 645 masa administrative në total, për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse etj.” – njofton policia.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close