Categories Lajme

Me shpejtësi deri në 183 km/h, policia kontrolle në Tiranë, arrestohen 5 shoferë dhe gjobiten 23 të tjerë

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës në aksin Sauk-Teg dhe në të gjitha rrugët e Tiranës. Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie. Saka 2 shoferë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë për drejtim mjeti pa leje.

Njoftimi i plotë:  Tiranë/Në Sauk-Teg në të dyja kahet e lëvizjes. Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle me radar , për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit. Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e al koolit. Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.. Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Mos fluturoni në dhe mos abuzoni me alkoolin në timon!  Policia Rrugore me dragera e radarë është në rrugë 24/7. Nuk është aksion, është punë e pandërprerë vetëm e vetëm për një qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME