Categories Lajme

Me shpejtësi deri në 190 km/h policia ndëshkon 12 shoferë në Tiranë

Kontrollet rutinë të policisë rrugore në fundjave kanë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve me radar në aksin rrugor Sauk-Teg janë evidentuar shoferë që ecnin me shpejtësi gati ekstreme, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h. Ndërkohë ndër të tjera mësohet se vetëm në 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njoftimi i policisë: Si çdo fundjavë Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.
Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën për të fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h, !!!. ???? ???? edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet e fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin jetën në rrugë. Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME