Lajme

“Me të dhënat e vjedhura mund të klonosh identitetin”/ Sejamini: Shqiptarëve u janë vjedhur të gjithë të dhënat, nuk ka asnjë përgjegjës!

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për publikimin e databazës së personave të dyshuar nga hakerat iranianë dhe ka listuar të gjithë të dhënat që u janë vjedhur shqiptarëve.

Sejamini tha se situata është shumë e rëndë dhe se të dhënat mund të keqpërdoren dhe abuzohen, por se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Të gjithë të dhënat tona janë të hapura në publik. Sot, në një pjesë të mirë të vendeve të botës, mund të hapësh llogari bankare, pa vajtur fare fizikisht. Pasojat e këtyre janë të jashtëzakonshme. Ne jemi të rrezikuar, sepse nuk e kuptojmë që të dhënat tona personale, gjeneralitetet, numrat e ID, me këto kopjon identitetin e çdokujt, merr kredi, hyn në borxhe. Të gjithë këto gjëra që qeveria kalon kështu, këto kanë pasoja. Shyqyr që në Shqipëri nuk kemi sisteme të tilla dhe jemi të pazhvilluar. Duhet të falenderojmë zotin që jemi vend i pazhvilluar në shërbimet dixhitale.

Të dhënat tatimore janë vjedhur, pagat janë vjedhur, target janë vjedhur, ID, telefonat janë marrë nga patronazhitët.

Të dhënat e TIMS janë vjedhur. Të dhënat policore janë vjedhur. Së fundmi kemi të dhënat e njerëzve të dyshuar apo hetuar. Kjo është histori që nuk ka mbaruar. Në cdo shtet të botës do të ishte problem i madh dhe katastrofë. Sot në Shqipëri, me të gjithë këto skandale dhe vjedhje të të dhënave tona, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie administrative. Nuk di të jetë pushuar një IT, një përgjegjës, një polic, askush. Ne duhet të kërkojmë llogari qeverisë.

Ne mund ti mbyllim këto me logjikën e armikut, që ka bërë agresion Irani dhe nuk kemi cfarë të bëjmë.

Raporti i Microsoft thotë se iranianët kanë hyrë nëpërmjet një pike të dobët që është neglizhuar. A është analizuar kjo gjë? Sa pika të tjera ka? A janë nxjerrë mësime? A ka mbajtur njeri përgjëgjësi?

Ne e mbyllim me ato që thotë Rama”, deklaroi Sejamini.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close