Presidenti Ilir Meta ka ndarë një foto në Facebook nga pasditja e tij, buzë detit. Kreu i shtetit ka zgjedhur të bëjë një xhiro buzë detit dhe të shijojë petulla si nga duart e gjysheve tona. “Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”, shkruan Meta.
Categories
Lajme