Categories Lajme

“Më të rrezikshëm se ata të viteve ’97”/ Sulo komenton lirimin e të burgosurve

Analisti Arion Sulo është shprehur se bandat e liruara këto ditë nga burgu janë edhe më të rrezikshme se ato të viteve ’97. I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Sulo tha se në vitin 1997 bandat u krijuan nga kushtet ndërsa në kohët e sotme ata janë më të sofistikuar. Sipas tij, ka pasur nga ata të cilët kanë kontrolluar botën e krimit nga burgjet dhe lidhja që kanë pasur me politikën i ka bërë më të fuqishëm.

“Unë mendoj se vrasja e sotme në Tiranë ngre alarmin që Prokuroria duhet që të ndjekë me kujdes ata që merren me krim jashtë. Meqë flasim për krimin, të liruarit tani nga burgjet janë banda shumë të rrezikshme. Në 1997 ishte koha e atillë, por këta janë më të rrezikshme sepse kanë komanduar botën e krimit edhe nga burgu. Lidhjet me politikën bënë që të fuqizohen akoma më shumë.

Ne do të pësojmë një gjë të paparë, që burgjet tona do jenë vetëm për hajdutët e xhepave dhe ata që kanë vjedhur energjinë elektrike. Kjo sjell efektet e reformës në drejtësi, domethënë vetë reforma nuk është llogaritur mirë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME