Categories Lajme

“Më thuaj një dëshirë”/ 5 vite në skamje dhe mjerim, nënës dhe dy vajzave u ndryshon jeta!

“Vajzat i përbuzin në shkollë dhe ato vijnë në shtëpi duke qarë”, kjo ka qenë deklarata e Enerietës në “Më thuaj një dëshirë”, një nënë që pas divorcit me bashkëshortin rrit e vetme dy vajzat e saj, në një banesë me kushte vërtet të mjerueshme. Dëshira e 8-vjeçares Ajsel, ishte që të kishte një kuzhinë me lavaman që t’i lante enët bashkë me të ëmën, e cila prej 5 vitesh lufton me skamjen dhe mjerimin për të rritur vajzat.

Një histori e dhimbshme, që në episodin e sotëm të “Më thuaj një dëshirë” ka pasur një fund të lumtur. Moderatorja Fjoralba Ponari e ka surprizuar familjen, pasi i ka dhënë çelësat e një shtëpie të re, ku ato do të strehohen derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare.

Emocione të forta për nënën dhe dy vajzat, që thanë se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tyre. Eneda, vajza 12-vjeçare, theksoi se gjëja e parë që do të bënte ishte të vendoste disa postera në dhomën e gjumit, ndërsa më e vogla, Ajsel, ka thënë se tashmë do ta ndihmojë edhe më tepër të ëmën me punët e shtëpisë dhe se më në fund, ato do t’i lajnë enët me ujë të ngrohtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME