Categories Lajme

“Më thyen dhëmbët”, pas denoncimit të qytetarit, pezullohen nga detyra 3 policët në Pogradec

Tre efektivë Policie janë pezulluar nga detyra, pas transmetimit të pamjeve në media të dhunës së ushtruar nga ana e tyre ndaj një qytetari.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Korçë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në ngarkim të 3 punonjësve të Policisë, inspektor B. P., 49 vjeç, me detyrë trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec; inspektor K.B., 21 vjeç, me detyrë trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec dhe inspektor E.O., 24 vjeç, me detyrë trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

“Punonjësit e mësipërm të Policisë dyshohet se kundrejt një shume parash janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e shtetasit I.D., duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës kufizuese, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij”, sqaron Policia.

Hetimet në lidhje me këtë procedim po vazhdojnë për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Denoncimi ndaj tyre u bë më pak javë më parë, nga qytetari Ilirjan Dojçe, i cili tregonte për emisionin “Stop” se kishte shkuar në Pogradec për të shitur speca kur është dhunuar nga efektivët.

“Në datën 20 tetor kam qenë në qytetin e Pogradecit për të shitur disa speca. Mbaroj punë dhe më pas takoj dy shokët e mi, qëndruam atje në orët e vona të darkës, ishte rreth 23:00. Në atë kohë kur po iknim, na del patrulla. Ishin 3 Policë, na ndaluan, ku shkoni. I them unë po shkoj shokët e mi deri te shtëpia. Debatuam atje, më kërkuan lekë.

Ju dhashë 20 mijë Lekë (të vjetra). Më pas ikëm. Më tha mua ku do shkosh? I them do iki te shtëpia e dajës tim dhe do rri atje sot. Mbarova punë, më pas shkoj në lagje dhe sa parkoj makinën atje, makina e policisë doli prapë te lagjja. Erdhi ai polici, më thotë ti s’merr vesh. Të thashë që do shkoj të fle këtu sot. Debatuam pak atje.

Më pas filluan kontradiktat, më rrahën, më bënë copë. Edhe hundën e kam të thyer, dhëmbët e thyer, më shanë, më ofenduan me llafe nga më të ndryshmet. Më kërcënuan, do të vrasim, do të fus plumbin, do të hedh në përrua e shumë gjëra të tjera”, tregon qytetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME