Lajme

Me tumor në kokë, 20 vjeçarja kërkon ndihmë: Dua të kurohem jashtë

Fadili dhe Afërdita janë dy prindër prej muajsh janë duke vuajtur dhe përballuar me çfarë kanë mundësi një sëmundje që ka prekur vajzën e tyre 20 vjeçare.

Stelina nga fshati Linas i Cërrikut pas kontrolleve në Elbasan dhe Tiranë u diagnostifikua me tumor në kokë. 20 vjeçarja ju nënshtrua një operacioni dhe po vazhdon kimioterapinë. Prindërit e shqetësuar përkujdesen shumë. E më shumë se kaq nuk i sigurojnë dot gjë tjetër pasi janë gjendje të vështirë ekonomike. “Punonte në fasoneri në pulari, aty ra dhe mori motra në Cërrik I bënë qetësues. U këput prapë e çuan në Elbasan e më pas në Tiranë. I bën skaner. S’po shkoj dot as në kurbet po rri pranë fëmijë, pranë gocës”.

Të kurohet më mirë jashtë vendit. Është këputur fare nuk ushqethet”, tha nëna.  “Më ra si gjendje të fikti. S’dija fare çfarë më ndodhi deri sa kur u operova kur më thanë prindrit kishe diçka në kokë. Ndjehem shumë e dobët”.

Familjarët s’kanë mundësi që ta kurojnë jashtë vendit. 20 vjeçarja e do shumë jetën dhe ka një kërkesë. “Duan ndihmë që bëhem si të gjitha gocat e çunat të dal, të eci, të kënaqem, të shërohem dhe unë si të gjithë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: