fbpx
Lajme

Me Vëllezërit Çala u sekuestruan dhe 100 mijë euro, dyshohet se janë nga grabitja e Rinasit

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë sjellë në drejtorinë e Policisë së Tiranës ku dhe do ti nënshtrohen pyetjeve të oficerëve të policisë.

Gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj informon se ata janë arrestuar në një banesë në Golem të cilën e kishin marrë me qera.  Gjatë kontrollit i janë sekuestruar dhe një shumë prej 100 mijë eurosh ëq besohet se është pjesë e parave të grabitura në Rinas. Në grabitjen e 9 prillit 2019 u morën gati 10 milion euro

Po kështu janë gjetur dhe 3 pistoleta si dhe municione e granata.

Deri tani janë 7 të arrestuar lidhur me grabitjen e bujshme mes tyre dhe Alfons Bengasi I cili është dhe bashkëpunëtor i policisë. Ndërkohë në kërkim dhe ende nuk ka rënë në pranga Talo Çela  nga Elbasani. Pak ditë më parë OFL i ka dërguar edhe dokumentin për vetëdeklarimin e pasurisë.

Në operacionin për arrestimin e tyre u përfshinë 300 forca policie.  Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button