
Këtë urë duhet të kalojnë çdo ditë banorët e Dukagjinit për të çuar fëmijët në shkollë. Për ti pasur me të sigurt, prindërit i marrin në shpinë fëmijët ndërsa kalojnë rrugën. Por rreziku është prezent në këtë urë dërrasash. Por më e keqja është se pasi sot kanë shkuar në shkollë, ajo ishte e mbyllur. Në denoncimin e ardhur në Ora News, banorët kërkojnë hapjen e shkollës për fëmijët.