Categories Lajme

Mediat gjermane për zgjedhjet në Kosovë: Fitore e pastër e së majtës

Mediat gjermane kanë raportuar për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje momentalisht po prin e para me mbi 48 për qind të votave. Ajo “parti e majtë-nacionaliste”, siç përshkruhet nga agjencia gjermane e lajmeve Dpa, la shumë pas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila fitoi 17% dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me 13 për qind të votave. Ata pranuan humbjen mbrëmë, pasi u njoftuan rezultatet.

Për LDK-në, të cilën agjencia gjermane e përshkruan si “partia e aktivistit legjendar të të drejtave të njeriut dhe pacifistit, Ibrahim Rugova (1844-2006)”, është rezultati më i keq në historinë e tyre. Kryeministri në largim nga partia, Avdullah Hoti, njoftoi se LDK do të vepronte si një “opozitë konstruktive” në parlament.

Ndërsa, shërbimi publik gjerman ARD përshkruan se: “Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve. Ai mbron heqjen e gardës së vjetër që ka dominuar politikën e Kosovës që nga pavarësia. Ish-i burgosuri politik 45-vjeçar është një folës i talentuar. Ai është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve, por edhe njerëzve nga Kosova që jetojnë jashtë. Ata akuzojnë udhëheqjen e vjetër se nuk ka bërë asgjë kundër varfërisë dhe se ata janë të gjithë përgjegjës për korrupsionin e përhapur në vend”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME