fbpx
Lajme

Mediat ruse: Vaksina e covid nga Oksford i kthen njerëzit në majmunë, ja si do të përfundonte Johnson

Një fushatë njollosjeje ka nisur në programet politiko-humoristike në Rusi të cilat përpiqen të diskreditojnë vaksinën e koronavirusit që po zhvillohet nga shkencetarët e Universitetit të Oksford në Britani. Mjetet e propagandës ruse tentojnë të shpërndajnë panik me pretendime qesharake se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë, pasi është prodhuar duke përdorur një virus shimpanzeje. Ata ilustrojnë pretendimet e tyre me video e foto të maniuluara, siç ishte një pamje e kryeministrit Boris Johnson që ecte drejt kryemnsitrisë, por dukej si qenia fantastike ‘yeti’. Pamja komentohej me diçiturën: “Më pëlqen shumë vaksina e majmunit”.

Në një tjetër imazh tregohej një majmun me përparëse laboratori nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca – prodhues i vaksinës – me një shiringë të madhe në dorë. Mediat britanike thonin se Rusia po përpiqet të diskreditojë vaklsinën britnaike për të shitur produktin e saj, të quajtur injeksioni Sputnik V. Mbrëmë shefi i grupit AstraZeneca, Pascal Soriot dënoi përpjekjet e njollosjes.

“Vaksina jonë është shumë e ngjashme me vaksina të tjera, përfshi edhe vaksinën ruse, pasi të gjitha përdorin virusin e të ftohtit të zakonshëm nga njerëzit ose shimpanzetë. Ne nuk përdorim zhimpanze në punën tonë zhvilluese”, tha ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button