Categories Lajme

Megaska.ndali/ ‘Prerje kokash’ brenda PS, ja çfarë i kërkoi në tavolinë Tom Doshi Edi Ramës

Ka përfunduar mbledhje kreut të qeverisë Edi Rama me kordinatorët politikë të Rajonit të Veriut. Mësohet se Rama iu ka kërkuar llogari koordinatorëve të Shkodrës, që sipas tij nuk kanë mundur që ti japin dot drejtim situatave, pasi çdokush e mendon administratën si mundësi punësimi për të afërmit e tij. Ndërkohë po ashtu burime bëjnë të ditur se deputeti Tom Doshi i ka kërkuar kryeministri Rama nënkryebashkiakun e Vaut të Dejës. Bashkia e Vaut të Dejës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit drejtohet nga Mark Babani, ky i fundit i akuzuar nga PD se ka ndërruar 3 herë emrin dhe se ka fshehur dënime të marra jashtë vendit.

Kujtojmë se Tom Doshi pas disa vitesh ftohje me kryeministrin Edi Rama, në zgjedhjet e 30 qershorit u shfaq mjaft protagonist në rajonin e veriut dhe në mbështetje të hapur me Ramën. Ndërkohë Partia Demokratike ka nënvizuar se Edi Rama po vendos PS-në në Shkodër nën administrimin e Tom Doshit personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pasi të lirohen postet e drejtorëve, do të jetë “mëkëmbësi” i Edi Ramës në Shkodër, Tom Doshi, që do të emërojë drejtorët e rinj rajonal, në koordinim të plotë me kreun e bandës së Rilindjes, kryeministrin e fatkeqësisë kombëtare.”- njoftonte PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME