Lajme

Meloni turiste në Shqipëri, Rama zbulon për mediat ftesën për homologen e tij

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni mund të vijë si turiste në Shqipëri.

Po sikur italianëve që po vijnë në Shqipëri për pushime t’u shtohet edhe kryeministrja Georgia Meloni?  Kjo është pyetja ngacmuese që ka zbuluar vete për tabloidin italian “Il Foglio” kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë të dhënë për këtë media në 10 gusht.

Edhe media e përtej detit nuk ka zbuluar më shumë detaje, por i është referuar disa pak fjalive që Rama u ka dhënë në intervistë.

Po ju tregoj një sekret. Kemi folur disa ditë më parë dhe e ftova Georgian bashkë me familjen e saj të kalojnë disa ditë, këtu tek ne, në qetësi”.

Dhe çfarë ju tha Meloni?, e pyet tabloidi Italian.

Kryeministri shqiptar tregon se homologia italiane i ka thënë që do të bëjë gjithçka për ta përshëndetur në Shqipëri, meqë  është disa dite në Puglia. “Do të duhet të biem dakord, nuk mund të them më shumë”, e mbyll tabloidi bisedën me kryeministrin shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close