Categories Lajme

Memaliaj, I vuri zjarrin barishteve por digjet vetë 73-vjeçari

Një 73-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke i vënë flakën një grumbulli mbeturinash të degëve të thata. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërrilë në Memaliaj kur Haki Hasimi, banor i këtij fshati ka mbetur i pajetë teksa ka dashur t’i vendosë flakën një grumbulli mbeturinash të dala pas krasitjes se degeve te ullinjve në një parcelë. Mësohet se kur ka vendosur flaken, zjarri ka marre drejtim të kundert i ndihmuar edhe nga era dhe kësisoj ka prekur edhe trupin e te moshuarit. Ky i fundit ka dashur të shpetojë nga flakët, por ka qenë tepër vonë për të.

Forcat zjarrfikëse të Memaliajt, kanë shkuar në vendngjarje nga ku dhe ndërhynë menjëhere për të bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në të gjithë parcelen. Nuk është mundur dot të shpëtohet 73-vjeçari pasi kishte djegie të dukshme në të dy gjymtyrët dhe nuk i rezistoi dot as asfiksisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME