Categories Lajme

Menaxhonin mbi 20 prostituta, goditet grupi shqiptar në Itali, kush është gruaja që shkatërroi ‘të fortët’

Policia italiane ka shkatërruar një grup të vërtetë kriminal që drejtonte një rrjet prostitucioni në Itali. Banda drejtohej nga një familje shqiptare dhe disa rumunë. Në bankën e të akuzuarve është shqiptari, Edmond Gjini, 40 vjeç, si dhe një 23 vjeçar italian dhe një 30 vjeçar rumun, pozicionet e të cilëve janë sqaruar në seancën paraprake.

Ndërkohë, Petrit Gjini, 27 vjeçar dhe një i ri rumun janë dënuar përkatësisht me nga 5 vjet e 4 muaj ndërsa Eduard Gjini, i konsideruar si kreu i bandës me vëllanë e tij, Edmondin, është dënuar me 4 vite.

Grupi ishte në gjendje të menaxhonte të paktën 20 prostituta që shisnin trupat e tyre përgjatë Pontebbana dhe Terraglio. Secila prej vajzave paguante një “qira” për stacionin me një shumë prej 250 eurosh në javë. Në këmbim, “vajzat e natës” merrnin mbrojtje nga organizata.

Edmond Gjini menaxhoi grupin për më shumë se një dekadë. Ai u arrestua edhe më herët pas një urdhri të Gjykatës së Venecias më 31 janar 2013 me detyrimin më pas që të mos kthehej në Itali për një periudhë prej 10 vjetësh. Në fakt, udhëtimet e tij të biznesit nuk mbaruan kurrë, siç kanë dokumentuar hetuesit. Aktualisht njeriu është i lirë dhe jashtë territorit italian.

Mediat vendase shkruajnë se atë e “tradhtoi” e ish e dashura e tij, një grua 43 vjeçare, që iu drejtuar policisë për të denoncuar metodat e bandës. Edmond Gjini, pasi e la atë e kërcënoi që të mos raportonte në polici, megjithatë gruaja mori guximin dhe arriti bindte hetuesit duke “djegur” kështu organizatën.

Në këtë mënyrë përfunduan në pranga Eduard Gjinit dhe kushëriri i tij, Petriti, ndërsa një kushëri tjetër i quajtur Gjovalin ishte burgosur në Gjermani. Të tre “togerët” e shefit kishin për detyrë të veçantë të garantonin rendin dhe mbrojtjen në rast të ndërhyrjes së prostitutave të tjera në hapësirat e administruara nga banda.

Për të mbledhur paratë ishte një vajzë rumune, Dragan Simona Mirabela, e dashura e vëllait tjetër të familjes Gjini, Antoni, dhe dy italianëve, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella. Si pjesë e hetimit, policia kërkoi gjithashtu hotelin “Al Sole” ku disa dhoma u përdorën nga prostitutat për të garantuar klientët takime të izoluara dhe më komode.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME