Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vend do të mbizotërojnë masat ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugperëndimit-Veriperëndimit 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në detin Jon era hera -herës do jetë me rrahje 10-15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C, Shkodër 15/28 re diell, Kukës 12/30 re diell
Lezhë 13/29 re diell, Dibër 14/29 re diell, Durrës 14/27 re diell, Tiranë 16/31 re diell
Elbasan 16/31 re diell, Berat 11/30 re diell, Vlorë 17/30 re diell
Korçë 15/29 re diell, Gjirokastër 11/32 re diell, Sarandë 14/27 re diell.