fbpx
Lajme

Merr autobusin e shkollës dhe bën shëtitje në qytet, nuk do ta besoni sa vjeç është autori

Një ngjarje disi e pazakontë është shënuar në Louisiana të SHBA-ve. Sipas raportimeve, një djalë 11-vjeçar ka grabitur autobusin e shkollës dhe është përpjekur t’i arratiset policisë. Mediat e huaja shkruajnë, se vogëlushi ka rrëmbyer autobusin rreth orës 11:00 të mesditës, e më pas ka shëtitur nëpër qytet.

Por pasi policia ka mësuar për rastin, ka ndjekur vogëlushin për rreth 30 minuta. 11-vjeçari gjatë arratisjes ka dëmtuar një pompë të derivateve dhe shumë prona të tjera private. Në fund, mësohet se ai është përplasur me një pemë gjigante, ku më pas ka ndërhyrë policia dhe e ka neutralizuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button