
Enton Abilekaj i konsideron “mercenarë që i shërbejnë pushtetit”, artistët që mbështetën Erion Veliajn në fushatën elektorale, shumë prej të cilëve kanë marrë fonde nga Bashkia e Tiranës për koncerte dhe aktivitete.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Abilekaj tha se pagesat e Bashkisë për disa nga këta artistë, deformojnë tregun dhe janë një nder që Veliaj u bën, në mënyrë që t’i kthehet në raste fushatash elektorale.
“Në përgjithësi artistët, figurat e njohura, dalin në vendet e botës kur duan të ndryshojë dicka dhe jo për ti shërbyer një pushteti që i mban me para. Këta artistë që nuk aktivizohen në asnjë kauz sociale, papritur shfaqen kur ka zgjedhje dhe na thonë për këtë të votojmë.
Nuk kanë folur për Teatrin përshembull. Duke qenë kështu, ky është shërbim mercenary për pushtetin. Kjo krijon një marrëdhënie me pushtetin që i jep të drejtën politikës, që të ndërhyjë në tregun e artit. Me ato koncerte që bën bashkia, ndërhyn në treg. Pse marrin këta para dhe jo të tjerë? Pse paguan Bashkia për koncertin e Noizyt? Ka lidhje kjo me traditën e muzikës shqiptarë? Ai është vetë i suksesshëm dhe i gjen paratë.
Ky është nëj grup mercenarësh që harrojnë se duhet të presin bileta dhe ti pëlqejë publiku, por krijojnë një kastë që është e shkëputur nga publiku dhe ndihmojnë njëri tjetrin kur kanë hall”, tha Abilekaj.