Categories Lajme

Merkel bie “pre” e mashtrimit, rusët flasin me ish-kancelaren gjermane duke u shtirur si ish-lideri i Ukrainës

Mashtrues rusë që shtireshin si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, arritën të kontaktojnë ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me telefon për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë dhe Bjellorusi. Këtë lajm e ka konfirmuar zyra e Merkelit të hënën, megjithëse thanë se ajo ishte në dyshim për telefonatën.

Zyra e Merkelit tha se ish-kancelarja gjermane mori një telefonatë më 12 janar nga dikush që pretendonte se ishte Poroshenko. Biseda u ndihmua nga një përkthyes gjermano-ukrainas nga shërbimi gjuhësor i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Në një deklaratë për media, zyra tha se Merkeli e informoi ministrinë më pas për “përshtypjen që ajo pati për telefonuesin gjatë telefonatës”, por nuk dha detaje të tjera.

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, postuan në kanalin e tyre në Telegram disa pjesë që ata pretendojnë se janë fragmente nga telefonata.

Dyshja kanë vënë në siklet edhe më parë disa politikanë evropianë, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin polak, Andrzej Duda, dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Boris Johnson, si dhe Elton John dhe Princin Harry, me thirrje të ngjashme.

Në këtë regjistrim, Merkeli dëgjohet duke thënë – siç ka bërë edhe publikisht më parë – se marrëveshja e shumë kritikuar për paqe e Minskut i kishte dhënë kohë shumë të çmuar Ukrainës.

Merkel dhe ish-presidenti francez Francois Hollande kishin ndërmjetësuar marrëveshjen e paqes me Poroshenkon dhe presidentin rus Vladimir Putin në 2015. Në regjistrimin e publikuar, ajo gjithashtu kritikon shtypjen në Bjellorusinë autokratike.

Poroshenko ishte president i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019. Merkel drejtoi Gjermaninë nga viti 2005 deri në fund të 2021./REL/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin…

LEXO ME SHUME