Categories Lajme

Merkel: Interes absolut për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si absolutisht të nevojshme integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Evropa ka një interes gjeostrategjik absolut në pranimin e këtyre vendeve në BE”, tha politikania konservatore dje në mbrëmje gjatë një vizite në Beograd.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova po përpiqen për anëtarësimin në BE, por ende duhet të bëjnë shumë reforma. ”Rruga është e gjatë”, pranuan Merkel dhe Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeqytetin serb.

”Kancelarja u takua gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në Beograd”, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Si pjesë e vizitës së saj dyditore në rajon, Merkel shkon sot në Tiranë. Atje ajo pritet të takojë krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se ishte e bindur se rajoni kishte një rëndësi të madhe në politikën evropiane.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME